Shtatëmbëdhjet kandidatët e Luginës së Preshevës për t’u regjistruar në Universitetin e Tiranës (UT), gjegjësisht në Fakultetin e Mjekësisë, duhet t’i nënshtrohen shortit.
Informacioni i lëshuar para disa orëve nga zyra për Komunikim me Marrëdhënie me Jashtë e Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës, ka qenë tronditës.
Regjistrim i kandidatëve të Luginës, në këtë fakultet, do të bëhet duke hedhur shortin si në “Ligën e kampionëve”.
Nga 17 kandidatë që kanë aplikuar, do të pranohen vetëm pesë prejt tyre, thuhet në njoftim.
“Në vijim të procedurave të pranimit të studentëve nga Trojet për vitin akademik 2013 – 2014, njoftohen 17 studentët me notën mesatare 10 nga Lugina e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, të cilët kanë aplikuar për degën e studimit: Mjekësi e Përgjithshme, të paraqiten ditën e premtë, më datë 08.11.2013, ora 09.00, në Fakultetin e Mjekësisë ku do të zhvillohet konkursi me short për 5 kuotat e lira, në zbatim të VKM. nr. 565, 27.06.2013”, shkruhet në njoftim, raporton Titulli.
Vlen theksuar se gjatë kësaj periudhe për regjistrim të kandidatëve të Luginës në Universitetet e Shqipërisë, kishte një angazhim të drejtuesve të institucioneve të Luginës, siç ishte rasti i fundit i përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Mirëpo, edhe përskaj këtyre angazhimeve studentët e Luginës mbeten në dorë të fatit