(2L ONLINE) – IQZH-së dhe SHHeB “Zhegra” nga Gjeneva, me iniciativën e tyre “Ndihma për Skamnorët e Zhegrës dhe vendbanimeve përreth”, është bërë, pothuajse, si të ishte ndonjë zyre institucionale që do mërej me problemet e tyre të përditshme, fillimisht për ta sigurua ushqimin e mos të flasim për shëndetin e akomoditime tjera që as nuk munden t’i ëndërrojë.
Të gjorët, edhe pse mundohen me “mish e me shpirt”, siç thotë populli, prapë-se-prapë, nuk arrijnë ta sigurojnë as ushqimin e mjaftueshëm e lere më tjera send. Hallet e tyre për ushqim, si duket, kohen e fundit i mbështesin në organizatat e lartpërmendura, dhe ndoshta kanë krijua një lloj bindje, pasi që të I-rin e çdo muaji e presin shpërndarjen e artikujve ushqimor e higjenik (28 artikuj të ndryshëm), që do u ndihmonin ta kalonin muajin.
Pos ndihmave të rregullta që do u shpërndahen më 1 Tetor, Grupi i përcaktuar për ndihma, ka ndërmarr edhe një iniciativë që me rastin e Kurban Bajramit tu shpërndahen dhurata, familjeve skamnore, sadopak sa për t’i gëzua fëmijët e tyre.
Edhe kjo iniciativë që tani ka fillua me grumbullimin e veshmbathjeve, lodrave, pastiçerisë (çokollata, gurabija të ndryshme) e gjithçka që mund t’i gëzoj familjet në kushte të vështira, është përkrahur nga kontributdhënësit, Super Maketet e Zhegrës (kontribut të veçantë në grumbullimin e dhuratave) si dhe banorët që edhe vet i kanë identifikua familjet për të cilat e kemi fjalën.
Prandaj, nëntë familjeve, të shpërndara në 5 fshatra, me 50 anëtar nga të cilët 29 fëmijë, dhuratat për Festën e Kurban Bajramit, do ju shpërndahen natën e Kurban Bajramit, të Premten, më 3 Tetor 2014, me Urimet më të ngrohta të Kurban Bajramit, nga të gjithë kontributdhënësit dhe banorët e kësaj ane. /2L ONLINE/
IQZH dhe SHHeB “Zhegra” Gjenevë/CH