Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e cila ishte ndërprerë në mungesë kuorumi e që ishte paraparë t’i vazhdojë punimet sot, nuk u mbajt, poashtu për mungesë kuorumi.
Seanca e sotme ishte ftuar sipas rendit të njëjtë të punës, por se munguan anëtarët e Kuvendit nga radhët e LDK-së, subjekt opozitar, si dhe kësaj radhe munguan edhe 4 nga 5 anëtarët e PDK-së, partnerit të deridjeshëm të Vetëvendosjes, që pamundësuan kështu praninë e së paku 18 anëtarëve prezentë, që do ta bënin shumicën minimale, pasi Kuvendi i Gjilanit ka gjithsej 35 anëtarë.
Sidoqoftë, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku theksoi faktin se në mungesë të kuorumit nuk do ët ketë seancë as sot, ndërsa për ditën se kur do të thërritet seanca tha se kuvendarët do të njoftohen me kohë. /2LONLINE/