Gazeta SiViaggia.it i ka kushtuar një artikull fenomenit të famshëm në afërsi të Sarandës.
Bëhet fjalë për ‘Syrin e Kaltër’, si ngjyra e burimit natyral që gjendet në mes të pyellit në Shqipëri.
Një fenomen që mund të admirohet në Muzinë, një fshat në qarkun malor të Vlorës. Një vend shumë popullor në mesin e shqiptarëve, por pothuajse i panjohur për turistët, të cilët gjithnjë e më shumë e vizitojnë çdo vit vendin.
Ujërat transparente të lumit – meritë edhe e gurëve të bardhë gëlqerorë – burojnë nga një thellësi prej më shumë se 50 metra. Zhytësit rregullisht zhyten në thellësi të tilla, por askush nuk ka qenë kurrë në gjendje të shpjegojë fenomenin e as çfarë qëndron në fund të rrjedhës së lumit.
Syri i kaltër është pjesa fillestare e burimit të lumit Bistricë, një lumë i gjatë prej 25 kilometrash që rrjedh në detin Jon në jug të Sarandës.
Mund të arrihet vetëm në këmbë pasi keni ecur për rreth 2 km. Nga Saranda është një udhëtim ditor i bukur për të bërë. Autobusët gjithashtu mbërrijnë atje. Vlen të vizitosh këtë cep të pacënuar dhe bukurinë hipnotike të Shqipërisë.