/2L ONLINE/ – Sistemi Pensional në Kosovë duhet urgjentisht të modifikohet me kritere sa i përket pensionistëve kontributdhënës dhe se përvoja profesionale nuk duhet të jetë e kushtëzuar me vitet e para luftës,përvoja profesionale do të duhej të unifikohej me një kriter përmbledhës të përvojës së punës dhe se pavarësisht se sa ka përvojë të punës çdo pensionistë që del në pension do të duhej të marrë një pension në vlerë të një page mesatare të Kosovës.
Së paku do të mundë Qeveria e Kosovës të marrë një vendim duke e modifikuar vendimin sa i përket përvojës profesionale para viteve 1999 prej 16 vite përvojë të punës që le një numër të madh të pensionistëve kontributdhënës jashtë përkujdesjes shtetërore.
Pra do të duhej që përvoja e punës prej 16 vite të zvogëlohej në së paku 5 vite përvojë pune para viteve 1999 dhe së paku 5 vite pas vitit 1999 dhe kjo do të duhej të jetë një formë e kujdesit ndaj shtresës që ka kontribuar për ndërtim dhe shtetndërtim të vendit.
Ky opinion është me shkas pasi në një takim të rastësishëm me një mësues timin i cili ka përvojë pune 13 vjeçare para lufte(1999)dhe 16 vite pas vitit 1999 gjithsejtë 29 vite përvojë pune në arsim dhe tani ka dalë në pension në vitin 2016 dhe falë vendimeve që dalin nga Qeveria duke u bazuar në ligjet aktuale ai mësimdhënës që ka edukuar gjenerata të shumta tashmë në fund të muajit merr një pension që është 75 euro, mjete financiare që nuk mbulojnë as shpenzimet shëndetësore dhe kjo është SKANDAL INSTITUCIONAL ndaj kësaj kategorie që do të duhej të trajtohej ndryshe sikur që është rregulluar deri më tani me norma juridike.
Ky do të duhej të jetë ALARM për MPMS-në dhe Qeverinë e Kosovës që të rregullojë këtë çështje që prekë shpirtin e shumë pensionistëve. /2L ONLINE/