DYLON

NISMA mbajti Kuvendet Zgjedhore në Viti dhe Kllokot

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – NISMA për Kosovën,  të dielën ka mbajtur Kuvendet Zgjedhore në Viti dhe në Kllokot, ku janë zgjedhur organet drejtuese të degëve, Këshillat e degëve, dhe delegatët për Kuvend Qendror Zgjedhor të NISMA’s që do të mbahet më 25 Qershor në Prishtinë.

Të pranishëm në mbajtjen e Kuvendeve Zgjedhore në Viti dhe Kllokot ishin, kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, sekretari Bilall Sherifi, shefja e Grupit Parlamentar të NISMA’s, Valdete Bajrami dhe nga kryesia e NISMA’s ishin Selvie Rexhepi dhe Endrit Shala.

EkoHigjiena

Delegatëve të NISMA’s në Viti dhe Kllokot, me nga një fjalë rasti u janë drejtuar, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, dhe Daut Xhemajli, udhëheqës i degës së NISMA’s në Viti.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, dhe folësit tjerë në këtë Kuvend, para delegatëve garantuan mbështetje të fuqishme për strukturat e NISMA’s në këto dy degë të rëndësishme, me qëllimin më të mirë që Vitia dhe Kllokoti të qeverisen nga njerëz të përkushtuar.

Ndërsa, Daut Xhemajli nga NISMA në Viti, falënderoj të gjithë për mbështetjën e dhënë për degën e NISMA’s në Viti. Xhemajli tha se, të bashkuar do të punojmë për të mirën e qytetarëve në Viti dhe në Kllokot. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.