Velekinca e Vjetër-Vendi i Lekes njihet si vendbanimi më i vjetër në komunën e Gjilanit, edhe pse janë anashkaluar nga pushteti komunal në investime në infrastrukturë dhe nevojave tjera të banorëve, shprehet Sabedin Sinani.
“Me iniciativën e vetë banorëve dhe bashkatdhetarëve që jetojnë në botën e jashtme në gusht të vitit 2015 themelohet shoqata “Velekinca e Vjetër” me seli në Zvicër e cila gjerë më tani ka financuar shumë projekte, thotë tutje Sabedin Sinani, njëri nga organizatoret dhe themeluesit e shoqatës.
Sipas tij, janë financuar dhe janë bërë shumë projekte infrastrukturore dhe humanitare, në ndërtimin e disa shtëpive të njerëzve në nevojë dhe ndarjen e bursave për studentë me kushte të vështira ekonomike ,pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, trotuareve dhe parqeve qe ndodhen aty.
Ai i jep disa të dhëna për Velekincën:
Velekinca e Vjetër shtrihet në pjesën verilindore të komunës së Gjilanit,është paralagje e qytetit dhe në histori njihet si vendbanimi më i vjetër në komunën e Gjilanit ku edhe sot ka shumë gjurmë të paraardhësve tanë-ilirëve.
Sipas studiuesit dhe publicistit nga Shqipëria Tonin Qobani se në Velekincë më 1410 ka lindur Lekë Dukagjini dhe për këtë ekzistojnë shumë fakte dhe dëshmi ,ku edhe sot quhet Zabeli (Mali i Lekës) ku mendohet të ketë patur kalanë.
Në periudhën para dhe pas luftës së dytë botërore Velekinca e Vjetër ka dhënë dëshmorë dhe heronj si Mulla Idriz Gjilani,Faik Sinani,Nebi Abdyli , të cilët luftuan krah për krah dhe deri në frymën e fundit me Shaban Polluzhën ku ranë dëshmorë bashkë me Shaban Polluzhen dhe shumë bashkëluftëtarë tjerë në Drenicë.
Përndryshe, Sinani thotë se gjithashtu edhe në historinë e re të Kosovës Velekinca ka dhënë shumë veprimtarë e patriotë të çështjes kombëtare siç është: Dalip Dalipi ,Faik Sinani ,Gani Hajrullahu, etj.
“Falë organizimit dhe punës së shoqatës dhe banorëve Velekinca e Vjetër lirisht mund të themi se i ngjan një paralagje të Cyrihut”, thotë Sabedin Sinani, për të shtuar se do të vazhdohet me punën dhe angazhimin për t’i dhënë këtij vendbanimi shkëlqimin çfarë e meriton.
Përndryshe, për çdo vit, organizohen takimet -festa me të gjithë banorët që është aktivitet tradicional.