(2LONLINE) – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani uron 6 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës n[ URIM THUHET:
“Të dashur qytetarë të Komunës së Kamenicës, kam nderin dhe privilegjin që në gjashtë vjetorin e Pavarësisë së vendit tonë Kosovës në emër të institucioneve lokale të Kamenicës të ju uroj të gjithë juve, fat, prosperitet dhe suksese në familjet Tuaja.
Gjithëmonë duke kujtuar dhe respektuar të kaluarën tonë, luftën tonë për liri dhe shtet, dëshmorët tanë që pavdekësinë e fituan me rënien e tyre për liri dhe me realizimin e qëllimit të tyre përms aktit të shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, kjo ditë fiton kuptimin e saj të plotë si festa më e madhe e vendit tonë, si data në të cilën ne reflektojmë për punën dhe përgjegjësitë tona, për mirëqenien e qytetarëve tanë dhe për avansimin tonë si shoqëri.
Kam pasur rastin që gjashtë vite më parë të jem në krye të komunës në këtë datë të rëndësishme për popullin dhe vendin tonë dhe e ruaj të freskët kujtimin e gëzimit që ndamë së bashku në atë ditë të papërsëritshme, jemi gjenerata më me fat që patëm rol të caktuar në këtë ngjarje dhe përjetuam atë, dhe tani kur sërish jam në udhëheqje të komunës mbtem i përkushtuar për të punuar për të gjithë Ju. I juaji Begzad Sinani, Kryetar i Komunës së Kamenicës”. /2LONLINE/