/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani dhe anëtarët e komisionit komunal për zgjedhjen e këshillave lokale thanë se kanë bërë përgatitjet e nevojshme dhe procesi zgjedhjeve deri tani po shkon mirë, nuk ka probleme, ka pjesëmarrje të kënaqshme, gjithçka është transparente dhe e hapur për pjesëmarrësit.
Kryetari Sinani ka takuar komisionin komunal për zgjedhjen e këshillave lokale, me këtë rast është shprehur se si kryetar komune, vlerëson se është e rëndësishme të mbahet procesi i zgjedhjeve transparent dhe të zgjidhen kryetarët dhe këshillat lokale që vërtet janë të gatshëm të punojnë në të mirë të lokaliteteve dhe nuk është në interes të komunës që të zgjidhen përfaqësues, që për bazë kanë përkatësinë politike.
“Ftojmë qytetarët e lokaliteteve që të marrin pjesë dhe të zgjedhin përfaqësuesit më të mirë të tyre”, ka thënë Sinani. /2L ONLINE/