(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, priti sot në takim nënkryetarin e Komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti. Në takim u diskutua për shkëmbimin e përvojave në lidhje me projekte të ndryshme zhvillimore të të dyja komunave. Sinani dhe Hoti u pajtuan se mbeten të përkushtuar në bashkëpunim, si forma dhe mundësia më e mirë për ofrimimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët./2L ONLINE/