(2L ONLINE) – Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve të cilën e kryesoi kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani, u trajtuan shumë çështje me rëndësi për funksionimin sa të mirë të administratës komunale, si dhe realizimin e aktiviteteve të përditshme.
Ai, nder tjerash përmendi se fillimi i realizimit të disa projekteve të parapara të infrastrukturës është vonuar për shkak të motit: si asfaltimi i disa rrugëve lokale, Hodonoc, Koretin dhe në disa lokalitete tjera.
Kryetari Sinani, kërkoi nga drejtorët të angazhohen për ngritje edhe më të madhe të cilësisë në punë, disiplinës, si edhe ardhjes me kohë në punë të zyrtarëve.Njëherit, dhe mos largimi nga vendi i punës zyrtarëve pa njoftimin e eprorit.
Po ashtu kërkoi që çdo vërejtje dhe pakënaqësi nga ana qytetarëve ndaj mos punës së ndonjë zyrtari të merren masa përkatëse ligjore. Drejtorët e njoftuan kryetarin Sinani, për aktivitet e zhvilluara, rezultatet dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen.
Po ashtu në Këshill u diskutua edhe gjendja në disa shkolla të komunës së Kamenicës, ku drejtori Agim Shkodra, njoftoi se në disa mungon furnizimi me ujë: si në Shkollat Fillore “Metush Krasniqi“ në Roganë dhe “Hasan Prishtina“ në Busavatë.
Objekti i shkollës fillore të Roganës shfrytëzohet edhe nga paralelet e ndara fizike të shkollave të mesme të Kamenicës, gjimnazit edhe shkollës teknike. Furnizimi me ujë bëhet me anë të cisternës. Problemi i furnizimit me ujë në shkollën e Busavatës, për shumë vite nuk është zgjidhur.
Sinani, kërkoi që sa ma shpejt nga Drejtoria e Arsimit të zgjidhen këto probleme edhe problemet tjera. /2L ONLINE/