(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, inspektoi në këtë ditë fundjave punimet në asfaltimin e rrugës në Petrit, përkatësisht përfundimin e asfalitimit të një lagjeje në këtë fshat të Komunës së Kamenicës.
Me këtë rast, Kryetari Sinani tha se do të vazhdojë me realizimin e projekteve.
“Ne flasim me punë dhe realizim të projekteve, do të vazhdojmë me të gjitha projektet e radhes për të përmbushur para qytetarëve obligimet tona dhe për t’i realizuar premtimet që kemi dhënë”, ka thënë ai. /2L ONLINE/