(2LONLINE) – Me ftesë të Pierre Kohler, të qytetit të Delemontit të Kantonit Jura në Zvicër, kryetari i Komunës së Kamenicës,Begzad Sinani do të qëndrojë për një vizitë dy ditore në Zvicër.
Gjatë qëndrimit në Delemont, Sinani do të zhvillojë një varg takimesh zyrtare me autoritetet Kantonale të Juras si dhe do të ketë takim bilateral me kryetarin e Delemontit Pierre Kohler, me të cilin pritet të diskutoj mundësitë e bashkëpunimit mes dy qyteteve.
Sinani udhëton për në Zvicër më 14 shkurt, ndërsa gjatë qëndrimit në Delemont, ai do të pritet edhe nga Komuniteti Shqiptar i Kantonit Jura në krye me Kryetarin Xhevxhedin Ahmeti.
Ndërsa, të shtunën më 15 shkurt, kryetari Sinani do të jetë prezent në manifestimin e përvjetorit të 6-të të pavarësisë së Kosovës që do te zhvillohet në Glovelier ku pritet të jenë prezentë qindra bashkatdhetarë dhe përfaqësues të institucioneve të Zvicrës si dhe ambasadorë të Kosovës dhe Shqipërisë. /2LONLINE/