(2LONLINE) – Kryetari Komun[s [ KAmenic[s Begzad Sinani sot takoi punëtorët e Drejtorisë Buxhetit dhe Financave dhe Drejtorisë Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit rural Kryetari theksoi se qëllimi i këtyre takimeve është koordinimi i punëve nga Palët-Drejtoritë tek Kryetari.
Me Drejtorinë e Buxhetit dhe Financave u diskutua për organogramin, gjendjen e buxhetit komunal,të hyrat vetanake,Tatimin në pronë, të identifikohen bizneset dhe personat që kanë obligime të mëdha të tatimit në pronë dhe të gjenden mundësi për inkasimin e tyre sepse borgji e kalon shumën prej 1.2 milion euro.
Sinani kërkoi që çështja e procedurave të pagesave të bëhet me rregullore dhe ligj “Të respektohen procedurat dhe te verifikohen faturat në mënyrë që të kemi të qartë çdo pagesë dhe duhet të përzgjidhni disa punëtorë për trajnime në pozita të caktuara që kur shkon dikush në pushim të mos mbetën qytetarët pa i kryer shërbimet deri tani shpenzimet komunale janë zvogëluar në 50% si Karburante,Reprezentacion,Telefoni mobile, udhëtime jashtë vendit etj.” tha kryetari Sinani
Edhe me Drejtorinë e Bujqësisë u bisedua për numrin e punëtorëve dhe organogramin e saj për koordinimin e punëve Kryetari Sinani tha se “duke pas parasysh se Drejtoria për Bujqësi,Pylltari dhe Zhvillim Rural është njëra ndër drejtoritë që ka mundësi për zhvillimin e Komunës sonë me projekte të ndryshme si Mekanizëm Bujqësor,Ngritje të shtallave,
Ngritje të pemishteve etj po ashtu kërkoi që të merret parasysh çdo kërkesë e çdo aplikanti dhe ti ndihmohet në përgatitjet procedurale në mënyrë që ti lehtësohet aplikimi për këto projekte. Po ashtu kërkoi nga drejtoria që të bëni rekomandimet për cilat projekte ka më së tepërmi mundësi të përfitoj Komuna jonë.” tha kryetari Sinani./2lonline/