(2L ONLINE) -Kryetari i komunës së kamenicës Begzad Sinani priti sot në një takim disa banorë të fshatit Hodonoc të cilët i kanë pronat e tyre në zonë kufitare me Serbinë. Shqetësimi i tyre ishte i lidhur me pengesa që po ju krijohen atyre nga xhandarmeria serbe për ti punuar tokat e tyre afër kufirit.
“Neve nuk na është lejuar që të dalim të punojmë në tokat e tona pasi që tani është edhe koha për ti punuar ato, por një gjë e tillë po na pengohet nga xhandarmeria serbe”. Kështu janë shprehur disa banor të fshatit Hodonoc.
Kryetari Sinani i premtoi banorëve të Hodonocit, që pas takimit me ta do ti takojë përfaqësuesit e KFOR-it për t’ia paraqitur shqetësimin dhe se një takim i itillë edhe u realizua ku u bisedua rreth problemit të krijuar në zonën kufitare në Manjec.
“Sot kanë ardhur te kryetari i komunës disa banorë të fshatit Hodonoc, ne si institucion e kemi për obligim që çdo shqetësim të qytetarëve të komunës së Kamenicës të natyrës së tillë t’ia paraqesim organeve kompetente të sigurisë.” tha veç tjerash kryetari Sinani.
Si rezultat i këtij takimi doli që nesër të takohen me fshatarët: kryetari Sinani, Policia e Kosovës dhe Komandantin e KFOR-it për ta parë nga afër gjendjen.
Sinani falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it amerikan për bashkëpunimin e mirë që e kanë me komunën e kamenicës. /2L ONLINE/