Patologjitë e veshkave mund të shkaktojnë një sërë simptomash.
Më të zakonshmet përfshijnë probleme me gjumin
- lodhje
- pamundësi për t’u përqendruar
- lëkurë të thatë dhe kruarje
- shtim ose pakësim të urinimit
- gjak në urinë
- urinë me shkumë
- rrathë rreth syve
- ënjtje të këmbëve ose kyçeve
- ulje të oreksit
- dhembje muskuloreNëse keni ndonjë nga këto simptoma, kontaktoni menjëherë mjekun.
Në varësi të tyre, mjeku do të kërkojë kryerjen e disa ekzaminimeve të domosdoshme për të përcaktuar diagnozën.
Këshilla për veshka të shëndetshme:
Shmangni përdorimin e tepruar të kripës.
Shmangni ushqimet e përpunuara
Konsumoni fruta dhe perime të freskëta
Kryeni aktivitet fizik të rregullt
Pini sa më shumë ujë
Njihuni me faktorët e rrezikut
Kryeni rregullisht kontrolle të veshkave