(2LONLINE) – Qendra per Hulumtime te Shkencave Sociale- Bülsam ne İstanbul, organizoi aktivitetin shkencore me titull “Shqiptaret gjate luftrave Ballkanike”. Ne kete aktivitet morren pjese akademiket e rinje nga Shqiperia, Kosova dhe Presheva te cilet trajtuan çeshtjen e shqiptareve gjate luftrave Ballkanike nga aspektet historike, politike dhe Filozofike.
Aktiviteti u mbajte ne hapsirat e Qendres se Kultures se Kosoves ne İstanbul, ku te pranishem ne kete aktivitet shkencor vec nje numri te madhe te studenteve, punonjesve dhe shqiptareve vendas te stambollit ishin edhe Kryekonsuli i Shqiperise Ermal Muça dhe ai i Kosoves Rrahim Morina si dhe drejtori i qendres Kulturore te Kosoves ne İstanbul Qamil Bytyqi, te cilet e pershendeten dhe uruan qe te vazhdohet me takime e tryeza te tilla te cilat i kontribuojne Historise dhe kultures shqiptare.
Agroni İslami nga Gjilani, doktorant i Historise se Peridhes Osmane ne Universitetin İstnabul, gjate trajtimit te mardhenjeve shqiptaro-osmane nder te tjera theksoi: mardheniet e shqiptareve me Osmanet jane evidente nga lufta e vjoses (1385) e deri ne ramjen e pernadorise osmane, dhe meqense keto maredhenie ndryshojne nga periudha ne periudhe ato edhe duhet trajtuar si te veçanta ne kontekstin e kohes kur ato ndodhen dhe jo trajtim emocional qe reflekton jo profesionalizem.
Ndersa Rrezart Mezani nga Vlora, doktorant ne histori, shk. 19 – 20, gjate trajtimit te temes: Shqiptaret dhe Shtetet Ballkanike, ngriti qeshtjen e qendrimit te fqinjeve ndaj popullsise shqiptare. Thelbi i kumteses te mbajtur prej tij ishte: Shtetet Ballkanike, megjithese shqiptarët kanë qenë pjesëmarrës gjatë proçesit të lëvizjeve për formimin e këtyre shteteve, ne aspektin politik asnjehere nuk e pranonin ekzistencen e popullsise shqiptare, por politikat e tyre ishin qe te merrnin nenkontroll Levizjen Kombetare Shqiptare qe lindi dhe filloi te zhvillohej si nje reagim ndaj politikave te ketyre shteteve. Kjo politike e dyfishte u vu re ne Luften Ballkanike, ku keto shtete kundershtuan marreveshjen qe shqiptaret te perfaqesuar nga Hasan Prishtina arriten me qeverise Osmane, qe i jepte shqiptareve statusin e autonomise dhe per te penguar zbatimin e saj i shpallen lufte shtetit Osman.
Sokol Brahaj nga Shkodra, doktorant i Mardhenieve nderkombetare ne Universitetin 9 Eylül trajtoi temen: Çeshtja Shqiptare ne Arenen Nderkombetare. Ne kumtes u ndal ne tre aspekte. E para Kongresi i Berlinit, ku per here te pare u prek çeshtja shqiptare si koncept, por jo si shtrirje gjeografike. E dyta, Lufta Ballkanike, ku Fuqite e Medha ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer e pranuan ekzistencen e shqiptareve, por perseri vendimet i morren ne fovore te shteteve Ballkanike, duke i coptuar trevat shqiptare. E treta, problemi i pazgjidhur i çeshtjes shqiptare deri ne ditet e sotme, duke marre si shembull Kosoven dhe Çamerine.
Panelisti i fundit Latif Mustafa nga Presheva-Hulumtues ne institutin aleanca e civilizimeve ne İstanbul, në ligjeratën e tij u fokusua në tri çështje, fillimisht ai shpjegoi se origjinat e luftrave ishin idetë dhe përplasjet që fillojnë në rrafshin ideor dhe mbarten në atë fizik. Si pikë të dytë ai vuri në spikamë krijimin e paradigmën e civilizimit të ri modern perëndimor në krahasim me transformimin e paradigmës qytetërimore Osmane, me çrast kjo e dyta kishte filluar tiu nënshtrohet të parës. Pika e tretë në shqyrtim ishte sesi lufta ndërlidhej me kombet, rrolin e panballkanizmin/pansllavizmin në inicimin e luftrave Ballkanike dhe ndikimin e saj në mendimin politik shqiptar, duke u fokusuar në nacionalizmin, zogizmin, nolizmin dhe komunizmin./2lonline/