Sipas të përditshmes italiane “La Republicca”, pronari i Rossonerëve ka vendosur ta shesë klubin pas mbërritjes së një oferte me vlerë prej 1 miliard euro, nga një grup i investitorëve nga Tajlanda.
Emri i konsorciumit ende nuk është bërë publik, mirëpo procesi i shitjes pritet të realizohet me faza, ku ajo e para parasheh blerjen e 30 për qind të aksioneve për 300 milionë euro.
Kurse, pjesa tjetër do të kompletohet deri në fund të vitit. Ky do të jetë fundi i një epoke në Milan, klub të cilin Berlusconi e bleu më 1986.