(2LONLINE) – Sikur e pikur nga qielli! Është ajo ndërtesa e ashtuquajtur sociale, së fundmi e ndërtuar në “Bregun e djegur”, për familje të paraqitura si raste sociale.
Në shikim të parë të duket sikur ka pikur aty nga qielli dhe është ngulitur aty rastësisht e jo se ka vu dore mbi të dikush që ka një fije njohurie inxhinierie ndërtimi, dobët dhe pa përcjellje të duhur infrastrukturore dhe mund të thuhet lirisht, e ndërtuar mu në mes të gropës. Një nga banorët ankohet: “sa here qe bije naj shi pak me i madh oborri I kësaj ndërtese behet si liqe derisa prekë edhe në instalime elektrike të brendshme e edhe po tutmi veç kur t’na kall krejtve”
Këta njerëz që përditë mundohen të improvizojnë një jetë më të lehtë ,pa marrë parasysh në çfarë kategorie I karakterizojnë nuk meritojnë të jetojnë në mes të lloçit, në gropë që sjell rreziqe. /Xhelil ARIFI/