Në kuloaret shoqërore por edhe në ato akademike, shpeshherë diskutohet se sa kemi siguri në shkollat tona, sa ndikon kjo në cilësinë e përgjithshme arsimoro-edukative. dhe ku janë pengesat për një siguri më të mirë në shkollat e Kosovës në përgjithësi.
Shkruan: Bekim Thaqi
Fillimisht duhet ta shtjellojmë faktin se çka nënkuptojmë me siguri në shkolla?
Siguria në shkollë. mund të përcaktohet sipas asaj se sa janë të sigurtë nxënësit nga dhuna e çfarëdollojshme , ngacmimet e ndryshme, bulizmi, përdorimi i substancave narkotike e të tjera (p.sh alkoholi) në procesin e gjithëmbarshëm edukativo-arsimor duke filluar nga oborri i shkollës e deri tek vijimi i papenguar i orëve të mesimit dhe aktivitetet e ndryshme shkollore dhe ato të ndërlidhura me shkollën.
Si rrjedhojë, mund të themi se siguria në shkollë e promovon mbrojtjen e nxënësve nga dhuna, ekspozimin ndaj armëve dhe kërcënimeve, vjedhjeve te ndryshme, ngacmimeve dhe shitjes ose përdorimit të substancave të paligjshme në objektet shkollore dhe përcjellesë .
Siguria gjithashtu përfshinë edhe objektet shkollore, sa janë të sigurta, a mbulohen nga kamerat monitoruese, sa shpejtë mund të reagohet në rast të ndonjë problemi të paraqitur etj.
Shpeshherë kemi ndegjuar se dhunë dhe pasiguri ka edhe në relacionin mësimdhënës-nxënës apo anasjelltas dhe gjithashtu në relacionet nxënës-nxënës ku shpeshherë perdoren edhe armë të ftohta apo të zjarrit, dhe kjo sigurisht se ndikon në prishjen e përgjithshme të balancit të sigurisë në objektet mësimore.
Si të përmirësojme cilësinë e sigurisë dhe arsimimit në shkolla?
Në mënyrë që ta bëjmë këtë suksesshëm nevojitet një kordinim i mirëfilltë i të gjitha instancave shoqërore ku përveq punetorëve të shkollës duhet të përfshihen edhe organet e sigurisë, ojq-të e ndryshme dhe ekspertë të ndryshëm të cilët kanë përvojë në fushën e sigurisë dhe sidomos që janë të njohtuar mirë edhe me procesin arsimoro-edukative dhe ku do të duhej të mbahen trajnime, seminare për nxënës në baza të rregullta të përfshira edhe në kurrikulën apo planprogramin e gjithëmbarshëm mësimor edukativ.
Pa një përmiresim të sigurisë në shkollat tona, ku nxënësi do të ndihet i sigurtë në mesin e moshatarëve të tij, në mesin e arsimtarëve, në oborret shkollore dhe objektet shkollore pa frikë nga ngacmimet e ndryshme dhe dhuna, përmirësim i cili detyrimisht do shërbejë si ngritje në cilësinë e mësimit sepse nëse një nxënës ndihet i frikësuar, apo i kërcenuar në këtë apo atë mënyrë si dhe nëse qasja në substanca narkotike rreth objekteve shkollore është shume e lehtë atëherë kjo do të shperfaqë pasiguri dhe nxënësit, nuk do mund të nxënë mësimin ashtu si duhet dhe do jetë e veshtire për ta të bëjnë më shumë.
Një shkollë e sigurtë ofron mundësi dhe cilësi më të mirë për arsim të suksesshëm
/autori sht magjistër i shkencave të sigurisë/