Basketbollistët e Sigal Prishtinës kanë debutuar me fitore në arenën ndërkombëtare, pasi të mërkurën, e kanë mposhtur Kumanovën, në shtëpinë e kësaj të fundit, me rezultat 89:78, në ndeshjen e parë të Ligës Ballkanike.
Basketbollisti më efikas te Sigal Prishtina ishte Kendrik Xhons, me 21 pikë, kurse pikë dyshifrore shënuan edhe Fisnik Rugova (12) dhe Tej Ualler (11) dhe Kzon Uellson (10). Ndërkaq në radhët e Kumanovës më të dalluarit ishin Nemanja Vranjesh, me 28 pikë dhe Ivan Mishkoviq, me 22 pikë. Ndeshjen e ardhshme Sigal Prishtina e zhvillon në kryeqytet, më 23 tetor, kundër skuadrës bullgare, Balkan, transmeton rtk.