DYLON

Shqipërisë statusin kandidat, Kosovës negociatat për MSA

Avatar photo Redaksia

Komisioni Evropian (KE) pritet të rekomandojë për  Shqipërinë  dhënien pa kusht të statusit  kandidat , ndërsa për Kosovën –  dritën jeshile të fillimit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA). Negociatat pritet të fillojnë brenda këtij muaji, dhe të përmbyllen në fund të verës së vitit 2014.

Rasti i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për Kosovën është i pari që nuk do të kërkojë ratifikim nga parlamentet e shteteve anëtare të BE-së, transmeton alsat-m njoftimin.

EkoHigjiena

Serbia nga ana tjetër, do të marrë rekomandimin për fillimin e bisedimeve, dhe pritet që në dhjetor, Këshilli i Ministrave të BE-së  të vendosë që bisedimet me Serbinë të nisin në janar të vitit të ardhshëm. Mali i Zi, i cili po vijon procesin e negociatave të anëtarësimit, duhet të bëjë përpjekje më të mëdha në luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe një qasje të re në politikëbërje.

Për sa i përket Bosnjës, Komisioni do të kërkojë kompromis politik dhe qasje serioze në përmbushjen e disa kritereve; siç janë  zgjidhja e çështjes së diskriminimit të minoriteteve kombëtare në procesin zgjedhor, si dhe krijimi i një mekanizëm të vetëm për të koordinuar marrëdhëniet me BE-në./koha.net/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.