/2L ONLINE/ – Ditë më parë, në një konferencë me gazetarë, drejtues të Drejtorisë Komunale të Arsimit, ndër tjerash lëvduan edhe mbarëvajtje e procesit të pranimit të mësimdhënësve nga konkursi i fundit. Por, Sektori i Inspekcionit të Arsimit (SIA) ka anuluar konkursin në fjalë, për parregullsi duke kërkuar nga DKA, ta rishpallë konkursi brenda afatit prej tetë ditësh.
Sipas vendimit n fjalë që ka siguruar Portali 2L ONLINE, SIA, ka marr vendim që të anulohet vendim i i DKA-së në Gjilan i datës 26.08.2016, për përzgjedhjen e kandidatëve sipas konkursi nr: 05-061-68661.
Po ashtu obligohet DKA në Gjilan, që brenda afatit prej tetë ditësh të rishpallë konkursin për vendet e lirsa të punës.
Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet;
Sipas kërkesave të aplikantëve në konkursin në fjalë, për ta shqyrtuar vlerësimin e licencave siç e ka paraparë DKA, në formularin për vlerësim të kandidatëve, kemi shqyrtuar rastin dhe kemi konstatuar se: poentomi-vlerësimi i aplikacioneve për licencë të jetë 0.5 poenë dhe licenca me 1, është i kundërligjshëm. Vlerësim i licencës nuk është në kompetencë të ndonjë organi tjetër përveç MASHT.
Në bazë të këtij konstatimi është dhënë rekomandimi me nr: 226/16 i datës 31.08.2016 me të cilën i është rekomanduar DKA-së në Gjilan që në rezultatin final të mos përfshijë poentimin e licencës, për arsyet e shënuara në këtë rekomandim.
Në inspektimin e bërë më 07.09.2016 në DKA, kemi konstatuar se rekomandimi në fjalë nuk ëshët respektuar, dhe ky fakt e ka kushtëzuar nxjerrjen e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të shtrohet ankesë brenda afatit prej tetë ditësh në Departamentin e Inspekcionit në MASHT përmes SIA në Gjilan.
Përndryshe, ky vendi iu është dhënë edhe DKA-së. /2L ONLINE/