Ushqimet dhe pijet me ngjyrë të errët si vera e kuqe, rrushi, boronica, shega e të tjerë ngjyrosin dhëmbët, sepse përmbajnë substanca që ngjiten.
Nëse larja e dhëmbëve dy herë në ditë dhe përkujdesi për to nuk e zgjidh këtë problem, atëherë duhet të merrni në konsideratë alternativat e mëposhtme.
Soda e bukës është një nga përbërësit më të mirë që mund të përdorni për zbardhjen e dhëmbëve. Limonët gjithashtu kanë aftësi zbardhuese dhe pastruese për dhëmbët.
Pasta zbardhuese
Përbërësit:
Sodë buke,
Lëng limoni ose ujë.
Udhëzimet
Përziejeni lëngun e freskët të limonit ose ujin me disa lugë çaji me sodë buke.
Përziejini të dyja deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë.
Fshijini dhëmbët me një letër kuzhine dhe më pas fërkojini me pastën duke përdorur një furçë dhëmbësh.
Lëreni pastën në dhëmbë për 1 minutë.
Më pas, shpëlajeni me ujë të bollshëm për të shmangur ndonjë dëm potencial të aciditetit në enamelin e dhëmbëve.