Nëse gjatë kohës sa jeni duke notuar ju shtrëngon ngërçi në këmbë, e rëndësishme është të mos bëni panik dhe ta kujtoni teknikën e vet-shpëtimit. Këto ngërçe ndodhin për shkak të tërheqjes së tepërt, ftohjes apo edhe aktivizimit të rrallë të muskujve.
Kjo mund tu ndodhë edhe notuesve me shumë përvojë por mënyra e reagimit nuk i lejon ata të rrezikojnë. Për të larguar më shpejtë ngërçin duhet të merrni frymë thellë dhe duhet të ktheheni në shpinë.
Duke lëvizur lehtë ju duhet në niseni në drejtim të plazhit. Mushkëritë duhet të jenë të mbushura mirë me ajr andaj frymëmarrja e thellë ndihmon shumë.
Derisa jeni duke pritur për ndihmë, muskuli i cili ka pësuar ngërç duhet të shtrihet rreth 15 sekonda deri sa të relaksohet. Pasi të kalojë ngërçi i parë duhet të kujdeseni dhe të dilni sa më shpejtë nga uji pasi që shpesh herë ngërçi rikthehet brenda pak sekondave.