/2L ONLINE/ – Treni serb, i cili në mënyrë të turpshme u kthye nga ishte nisur është manifestim i mendësisë primitive serbe. Kjo mendësi e kultivuar nga Kisha Ortodokse Serbe dhe e bartur te elitat intelektuale dhe politike serbe ka karakter agresiv në raport me shqiptarët. Historikisht, që nga viti 1912, agresiviteti serb në drejtim të shqiptarëve është manifestuar në format më brutale me përmasa gjenocidale, ku vetëm gjatë viteve 1998-99, serbet u përfshinë në masakrën masive kundër shqiptarëve duke vrarë gjakftohtë mbi 11 mijë civil shqiptar, duke dhunuar rreth 20 mijë gra dhe duke i mbajtur të zhdukur mbi 1000 persona.
Dhe nuk ka kurrfarë sekreti se i gjithë ky krim është bërë me inspirimin dhe bekimin e Kishës Ortodokse Serbe dhe se shumica e elitës politike të tanishme serbe, duke përfshirë presidentin Nikoliq dhe kryeministrin Vuqiq, janë kriminel, sepse nëmënyrëdirekët apo indirekte janë pjesë e këtij krimi masiv.
Deri në momentin kur krimineli të izolohet apo eliminohet, gjasat për të kryer krimin e radhës është permanente, prandaj Kosova, institucionet e saja, këtë fakt duhet ta marrin serioz, në mënyrë që gjeneratave që vinë të ju sigurojmë ardhmëri të sigurt.
Faktorët determinues global nuk favorizojnë ambiciet serbe
Pas vitit 1999, në mjedisin gjeopolitik ballkanik janë krijuar rrethanat të reja të cilat Serbisë i pa mundësojnë ç’frenim sadist në drejtim të shqiptarëve. Këto rrethana përfshinë shumë aspekte të cilat lidhen me politikat e sigurisë në hapësirat ballkanike ku ndër themeloret është prania e NATO-së dhe vendosmëria e saj për të ruajtur paqen me çdo kusht. Pavarësisht manovrave ruse me tentim të dekompozimit të NATO-së dhe zërave nga administrata Tramp për rikonfigurim të raporteve me NATO-n dhe Evropën, balancat gjeopolitike në nivel global do të jenë tëekuilibruara, ku “fuqia amerikane edhe në këtë shekull do të jetë e pa shoq” (Zbignjev Brzhezhinski).
Fatkeqësia është se kusur i ruajtjes së këtyre ekuilibrave edhe për një kohë do të jenë moskonsolidimi i demokracisë në vendet e ish Bashkimit Sovjetik, në vendet të vogla aziatike, në gjirin arabik dhe nëTurqi. Këto vende do të jenë preh e ndërhyrjes ruse dhe ediktatorëve dhe oligarkëve të mbështetur nga Rusia, e cila me qëllim të ruajtjes së influencës së saj, e cila to të mbështetë pushtetin autoritar të tyre.
Evropa dhe Ballkani kanë përmbyllur ciklin e redefinimit dhe pozicionimit gjeopolitik, ku problemet e vogla si Serbia janë të menaxhueshme pa sforcime të mëdha. Aktualisht, pozicioni gjeografik i Kroacisë dhe potenciali i saj ushtarak, i mbështetur nga një shtytje e vogël e perëndimorëveështë i mjaftueshëm për ta urtuar Serbinë e jargosur.
Si të arrihet siguria e ardhmërisë së Kosovës?
Ruajtja e Kosovës së pa varur nga agresioni eventual ushtarak në radhë të parë përfshinë aspekte politike. Dhe bazik është stabiliteti politik i Kosovës i mbështetur në doktrinën rugoviane “Kosova shtet i pa varur, i integruar në BE dhe NATO, me marrëdhënie speciale me SHBA”. Çdo devijim i këtij kursi, rrezikon skajshmërisht ekzistencën e shtetit të Kosovës dhe qenien shqiptare nëhapësirat jashtë shtetit amë. Serbiaështë e vetëdijshme se shtylla vertebrale e ekzistencës së Kosovës shtet është pikërisht kjo dokrinë dhe ajo që nga viti 1996 e sulmon në vazhdimësi dhe atë duke krijuar kauza antiperëndimore; fillimisht përmes doktrinës marksiste-leniniste, kurse pas vitit 2000 përmes kauzave folk-nacionaliste për bashkimin e trojeve shqiptare, përmes kauzës “shqiptarët popull me identitet lindor” të artikuluar nga Rexhep Qosja, e të cilat pastaj prodhuan kauzat e ekstremizmit fetar i orientuar jo kundër Serbisë por kryesisht vlerave të civilizimit tëperëndimor. Si mjetin më të ri kundër aleancës Kosovë-SHBA kemi lansimit nga Lëvizja Vetëvendosje të një kauze të re se: “ndihma Amerikane për Kosovën është me qëllime hegjemonie”.
Faktorë tjetër i cili ruan stabilitetin politik të Kosovës dhe orientiminperëndimorë të saj është funksionimi i rendi demokratik dhe shtetit ligjor. Këto dy postulate që mundësojnë zhvillimin normal të shtetit nëvazhdimësi, që nga viti 2000, janë objektiv i sulmeve serbe përmes Luftës Speciale, e cila përmes agjenturës së saj është duke ndërmarrë operacione tëfshehta, tëorientuar në fushat që kanë ndikim psikologjik te popullata, në mënyrë që me kalimin e kohës, ose të shkaktojnë gjendjen e depresionit dhe pa perspektivës, ose të krijoj efekte që i konvenojnë Serbisë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy nga fushat në të cilat shërbimet serbe operojnë me qëllim të dobësimittë funksionimit të shtetit të Kosovës, e që si synim ka prishjen e imazhit të saj para faktorit ndërkombëtar dhe krijimin e situatave të ngjashme me marsin e 2004, për krijim tëpretekstit të intervenimit ushtarak “për të shpëtuar serbet dhe trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë”.
Aspektet ushtarake të ruajtjes së sovranitetit tëRepublikes së Kosovësnga agresioni eventual ushtarak i Serbisë duhet të nisën nga një premisëhisorike; nga viti 1912 e deri me 1999, forcat ushtarake serbe, janë përdorur kundër civileve dhe formacioneve të vogla të kaçakeve dhe formacioneve gueril të pa organizuara ushtarakisht. Për shkak të epërsisë profesionale, në numër dhe pajisje ato ja kanë arritur që të masakrojnë popullatën shqiptare gjithandej kah kanë kaluar. Historia e konfliktit serbo-shqiptar njeh vetëm dy beteja të zhvilluara në mes të formacioneve të rregullta ushtarake dhe të cilat Serbia i ka humbur. E para ka qenë “Beteja e Logjës” dhe e e dyta “Beteja e Kosharës”
Gjithashtu edhe gjatë luftimeve në ish hapësirat Jugosllave, në betejat me formacionet e organizuara ushtarake sllovene dhe kroate, ushtria serbe, ndonëse e armatosur me armatim superiorështë tërhequr e turpëruar. Beteja e Vukovarit e vitit 1991, është ilustrimi më i mirë; edhe pse ajo përfundon me marrjen e Vukovarit nga Armata Popullore e Jugosllavisë, epilogu i saj kishte një kosto të madhe. Ndonëse formacionet ushtarake kroate ishin në fillim të konsolidimit të tyre dhe me armatim modest, në saje të udhëheqjes nga oficer profesionist, ja arritën qëserbëve të ju vrasin mbi 10 mijë ushtar, t’i shkatërrojnë rreth 600 tanke dhe mjete të blinduarasi dhe 20 aeroplan, kurse humbjet e Ushtrisë Kroate të jenë 2679 ushtar dhe personel i angazhuar në luftë.Këto të dhëna serbet u munduan t’i mbajnë të fshehura, por gjyqi i organizuar në Beograd kundër oficerëve që komanduan këtëbetejë, në aktakuze kishte “komandimin e dobët dhe harxhimin e tepërt te fuqisënjerëzore dhe teknikës luftarake”
Nisur nga kjo premisë historike, në rast të një agresioni ushtarak serb në Kosovë, faktet flasin për një përgjakje të Ushtrisë Serbe nga ana kosovare. Dhe kjo mbështetet në faktin se ne kemi një forcë që po i themi e Sigurisë, e strukturuar sipas standardeve të ushtrive moderne; e stërvitur nga instruktor të ushtrive moderne; me oficer të shkolluar në akademitë më prestigjioze; dhe me një kujtesë të freskët për barbarinë serbe e cila krijon njëmoral të lartë për të mbrojtur vendin e tyre. Kjo forcëndonëse në shikim të par duket inferiore për shkak të mungesës së faktorit teknik, kjo aspak nuk e minimizon rolin e saj nga se ngritja e saj profesionale garanton mundësi të shpejta të mobilizimit dhe të futjes në përdorim të armatimeve dhe sistemeve që e ndalin përparimin e teknikës sëvjetërsuar ushtarake serbe. Këto kapacitete fuqizohen shpejte nga fakti se pas njohjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës nga ana e SHBA-ve, dekreti i dytë që presidenti Bush nxjerr në raport me Kosovën është ai i “lejimit të blerjes së armatimit në SHBA nga ana e Kosovës”
Gjithashtu kemi një Polici të Kosovës me një efektiv prej mbi 8000 personave, e stërvitur dhe e pajisur nga instruktor të policive moderne.
Krejt çka ju mbetët elitave politike të Kosovës është që tëruajnë stabilitetin politik të vendit, të luftojnë krimin dhe korrupsionin, tëzhvillojnë demokracinë dhe ekonominë, të mos bien preh e kauzave të rrejshme të cilat krijohen në laboratorët anti shqiptare. Kjo garanton sovranitetindhe ardhmërinë e Kosovës duke e detyruar zmbrapsjen e turpshme të Serbisë nga aventurat kriminale. /2L ONLINE/