Pas konsumimit të një vakti të rëndë, njerëzit përballen me fryrjen. Kjo gjendje nuk është aspak e këndshme, përkundrazi, ajo mund të jetë shumë e dhimbshme dhe problematike.
Por pse ndodh kjo? Ka shumë arsye që për shumë njerëz nuk janë të njohura. Shumë mjekë e konsiderojnë fryrjen si gaz të bllokuar brenda në stomak, gjendja kjo e lidhur më së shumti me mënyrën e keqe të të ushqyerit.
Ja disa zakone përgjegjëse për fryrjen dhe si t’i shmangni ato:
Kapsllëku – Rritja e sasisë së fibrave në organizëm, mund t’ju shpëtojë nga kapsllëku.
Karbohidratet – eleminoni alkoolin, sheqerin dhe niseshtenë nga dieta juaj. Konsumoni fruta, manaferra, dhe perime.
Stresi – Nëse jeni të ekspozuar ndaj niveleve të larta të stresit, do të përballeni me fryrjen dhe dhimbjen e stomakut. Mendimet pozitive dhe qetësia shpirtërore janë ilaçet më të mira në të tilla raste.
Uji – Duke mos konsumuar sasi të mëdha të ujit çdo ditë, mund të përballeni me probleme shëndetësore, siç është dhe fryrja e barkut. Kafja dhe sheqeri mund të jenë shkaktarët kryesorë të dehidratimit. Pini të paktën 68 gota uji në ditë.
Ushqimi i shpejtë – Mos hani shpejt, pasi mund të përballeni me probleme të tretjes të cilat janë nga shkaktarët kryesorë të dehidratimit. Konsumoni kafshata të vogla dhe përtypuni mirë.
Ushqimet që ju vijnë në ndihmë në këtë rast janë: Kastravecat, bananet, shpargu, kosi, xhenxhefili, çaj mente ose kamomil.