Të bësh opozitën është gjë demokratike e me vend, por edhe opozita duhet të ketë parime dhe përmbajtje. Vetëvendosje, e cila tani udhëheqë me qeverinë, një gjë të tillë nuk e ka bërë sa ka qenë në opozitë.
Shkruan: Arlind Vokshi
Një opozitë e tillë e saj është kritikuar si nga vendorët poashtu edhe ndërkombëtarët, për t’u vlerësuar se ishte një opozitë e rrezikshme
ishte e tillë duke pas parasysh veprimet në dëm të vendit, duke përmendur këtu veprimet për shkatërrimin e institucioneve, nxitje e urrejtës ndaj vendit, mosrespektimi të institucioneve, përfshirë mospërfilljen e simboleve të saj e tani përfaqësohet nga to.
Ndërkohë që, duke qenë tani kjo Lëvizje në pushtet, ajo atakohet me të drejt edhe për nepotizëm, për faktin se ishte një kartë në të cilën ka luajtur shumë sa ka qenë në opozitë.
Kjo dukuri e nepotizmit pas lufte e shprehur në institucione shtetërore, është vënë në shprehje nga të gjithë ata që ishin me pushtet dhe Vetëvendosje për këtë gjë ka akuzuar gjithnjë qeveritë e kaluara, duke i atakuar edhe ato profile profesioniste, ekspertë të vendit, që për një ekspertizë më të mirë janë futur në institucione për të zhvilluar procese.
Vetëvendosje i ka përdorur këto akuza për të ardhur në shprehje para elektoratit ndërkohë që tani kur janë në krye të institucioneve të vendit, kanë bërë e po bëjnë që nepozitzmi të jetë diçka normale.
Jemi dëshmitarë që mediat janë plotë lajme për familjarizim në punësime nëpër institucione dhe për shfajësime përdorën argumentet e pozitave politike dhe mbi profesionalizmin e atyre që zënë ato pozita.
Pa dashtë me i zhvlerësua personalitetet dhe profesionalizmin e tyre, nepotizëm njihet gjithçka qe e shfrytëzon autoritetin tënd në pushtet për të sjellë në pozita të ndryshme të vendit, familjarë, miq e partiakë, dhe se tani padyshim kemi shpalosje të nepotizmit nga pozita përgjatë kësaj kohe të qeverisjes nga ana e tyre. /2LONLINE.com/