DYLON

Komuna e Bujanocit shfuqizon situatën e jashtëzakonshme

Komuna e Bujanocit shfuqizon situatën e jashtëzakonshme
Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen e fundit Shtabi për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit ka marrë vendim për shfuqizimin e situatës së jashtëzakonshme.

“Shtabi për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit në bazë të Konkluzionit numër 82-308/21 i datës 04.06.2021 të miratuar në mbledhjen e mbajtur më datë 04.06.2021, sjellë vendim mbi heqjen e situatës së jashtëzakonshme në territorin e komunës së Bujanocit”. Thuhet në njoftim të publikuar nga komuna e Bujanocit.

EkoHigjiena

Më tej thuhet:

Heqja e situatës së jashtëzakonshme në teritorin e komunës së Bujanocit e shpallur me Vendim të shpalljes së situatës së jashtëzakonshme të kryetarit të komunës së Bujanocit , numër 82-416/20 të datës 20.11.2020, në bazë të Raportit të Shtëpisë së Shëndetit të Bujanocit rreth situatës epidemiologjike në teritorin e komunës së Bujanocit si dhe Raportit të Drejtoratit për Inspekcion rreth kontrollës së kryer të respektimit dhe implementimit të masave mbrojtëse nga ana e qytetarëve dhe të gjithë punëdhënësve në teritorin e komunës së Bujanocit, është konstatuar se situata është nën kontrollë, dukshëm është zvogëluar numri i kontrollimeve në Covid ambulancën, me këtë rast edhe numri i të sëmuarëve po zvogëlohet, numri i të vakcinuarëve po rritet, situata epidemiologjike është e knaqshme si dhe masat e caktuara të mbrojtjes respektohen në masë të kënaqshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.