Dega e PDK-së në Gjilan me Shtabin e saj Zgjedhor, të prirë nga kryetari z.Zenun Pajaziti, tashmë ka funskionalizuar departamentet operative të Shtabit me përgjegjësit për secilin department, nënshtabet zgjedhore në tërë hapësirën e komunës, si dhe departamentin e Rinise dhe Rruas, me zotimin e plotë për fitorën e padiskutueshme të konceptit FillimiRI, bashkë me koalicionin fitues (PDK – AAK – Nisma).
Përgjegjës i departamentit për Informim dhe Media është caktuar z.Shefik Surdulli, ndërkaq zëdhënëse e Shtabit Zgjedhor – është znj.Mimoza Shkodra.
Meqë tash edhe zyrtarisht, PDK e Gjilanit garon me dy kandidatë për deputetë z.Zenun Pajaziti kryetar aktual i degës dhe shef i Grupit Parlametar të PDK-së në legjislaturën e fundit të Kuvendit të Kosovës, si dhe znj.Leonora Morina – Bunjaku, këshilltare komunale nga PDK – Dega Gjilan, SHZ është në përgatitje të agjendës parazgjedhore dhe në aktivitete me grupe të caktuara profesionale – operative.
S’do mend se tashmë për PDK dhe koalicionin në Gjilan, vetë qytetarët e Gjilanit kanë krijuar bindjen e fitorës, duke e parë si të vetmen perspektivë që garanton ndërtimin dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm të shtetit Kosovës.