DYLON

Shurdhani: Mos i përgjithësoni dhe mos i paragjykoni organizatat, merreni guximin dhe adresoni me emër!

Shurdhani: Mos i përgjithësoni dhe mos i paragjykoni organizatat, merreni guximin dhe adresoni me emër!
Avatar photo Redaksia

Fatmir Shurdhani, menaxher i Handikosit në Gjilan ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të AAK-së në Gjilan, Nazim Gagicës, në lidhje me organizatat joqeveritare, se janë në rrjedhën e pushtetit – pjesë e fushatës, por jo të misionit…

LEXO: Nazim Gagica: Organizatat joqeveritare, në rrjedhën e pushtetit – pjesë e fushatës, por jo të misionit

EkoHigjiena

“Deklarata e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Nazim Gagica, i cili përgjithëson me lehtësi të padurueshme kur deklaron se “organizatat joqeveritare dhe shoqatat e ndryshme që historikisht janë thirrur në shërbim të komunitetit, po shndërrohen gjithnjë e më tepër në paterica të pushtetit aktual”,  është e papranueshme dhe dashakeqe. Cilave organizata e shoqata po i referoheni, përse nuk e keni guximin t’ua qitni emrat?!”, thotë në reagim, Fatmir Shurdhani.

Ja reagimi i tij i plotë:

Reagim ndaj deklaratës së kryetarit të AAK-së, z. Nazim Gagica

Deklarata e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Nazim Gagica, i cili përgjithëson me lehtësi të padurueshme kur deklaron se “organizatat joqeveritare dhe shoqatat e ndryshme që historikisht janë thirrur në shërbim të komunitetit, po shndërrohen gjithnjë e më tepër në paterica të pushtetit aktual”,  është e papranueshme dhe dashakeqe.

Cilave organizata e shoqata po i referoheni, përse nuk e keni guximin t’ua qitni emrat?!

Unë mund të flas në këtë rast për organizatën që merret me trajtimin e personave me aftësi të kufizuar “Handikos”, e cila nuk i është bërë kurrë patericë asnjë partie politike.

Për rrjedhojë, të gjitha partitë politike e kanë pasur derën e hapur dhe do ta kenë në vazhdimësi, për bashkëpunim, për të mirën e përgjithshme.

Si bartës i Handikosit në Gjilan, unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë zëri më i fuqishëm i personave me aftësi të kufizuara, por kurrë zë i politikave ditore të askujt.

Për fund, sërish po ua përsëris, i  nderuari z. Gagica, mos i përgjithësoni dhe mos i paragjykoni organizatat. Merreni guximin dhe adresoni me emër.

Sinqerisht,
Fatmir Shurdhani,
Menaxher i Handikosit – Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.