DYLON

Nazim Gagica: Organizatat joqeveritare, në rrjedhën e pushtetit – pjesë e fushatës, por jo të misionit

Nazim Gagica: Organizatat joqeveritare, në rrjedhën e pushtetit – pjesë e fushatës, por jo të misionit
Avatar photo Redaksia

“Në prag të zgjedhjeve lokale dhe me përcaktimin e datës së tyre, kemi filluar të vërejmë një fenomen shqetësues: organizatat joqeveritare dhe shoqatat e ndryshme që historikisht janë thirrur në shërbim të komunitetit, po shndërrohen gjithnjë e më tepër në paterica të pushtetit aktual”, thotë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.

Sipas tij, kjo dukuri nuk është thjesht tendencë, por tashmë është bërë praktikë e dukshme. Në vend që të ruajnë neutralitetin dhe integritetin qytetar që duhet t’i karakterizojë, shumë prej tyre po i vihen në shërbim një subjekti politik – vetëm sepse është aktualisht në pushtet. Dhe kjo nuk ndodh në heshtje – ndodh përmes aktiviteteve të përbashkëta, përmes promovimit të njëanshëm, e deri tek përfshirja e drejtpërdrejtë në fushatë.

EkoHigjiena

“Pyetja është: pse ndodh kjo?. Përgjigjen ndoshta e gjejmë në dobësimin e mekanizmave të pavarësisë, në mungesën e transparencës, në vartësinë nga subvencionet apo në ambicien për favore të ardhshme. Por mbi të gjitha, përgjigjen duhet ta kërkojmë te vetë komuniteti”, thotë Gagica i AAK-së.

Ai shtoi se kur një OJQ apo shoqatë devijon nga misioni i saj, nuk është thjesht dështim etik – është mashtrim ndaj komunitetit që ajo pretendon ta përfaqësojë. Sepse asnjë organizatë nuk është themeluar për t’i shërbyer një partie, por për të qenë zëri i qytetarëve dhe mbikëqyrësi i pushtetit, cilido qoftë ai.

“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për organizata të forta, të paanshme dhe me integritet. Organizata që flasin kur duhet, kritikojnë kur është e nevojshme dhe i qëndrojnë besnike vetëm një pale – komunitetit. Kur shërbimi kthehet në shërbyes, humbet besimi qytetar”, ka thënë kreu i AAK-së së Gjilanit, Nazim Gagica, njëherësh anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.