(2LONLINE) – Përbërja e kaluar e Kuvendit komunal të Gjilanit që përbëhej nga 41 këshilltarë, si dhe e drejtorëve të drejtorive komunale (12 sish), kishin marrë nga komuna edhe laptop-ët për punën e tyre, porse ato i kishin vetëm në shfrytëzim dhe pas kryerjes së mandatit do të duhej t’i kthenin.
Por, Shërbim i Kuvendit ka bërë të ditur se përkundër kërkesës së disahershme që iu është bërë atyre, deri më sot, vetëm 12 prej tyre e kanë bërë një gjë të tillë, në mesin e tyre ka edhe drejtorë, derisa pjesa tjetër, veçanërisht e ish kuvendarëve, nuk po i përgjigjen kësaj kërkese të Shërbimit të Kuvendit, që në fakt ishte edhe urdhëresë e i ish kryetarit të komunës.
Se kuvendarët po i bishtnojnë kësaj urdhërese e ka konfirmuar për Portalin 2lonline, Sadri Arifi, shef i Shërbimit të Kuvendit, I cili ka bërë të ditur tani më, se së paku tri here i’u është drejtuar ish anëtarëve të kuvendit dhe ish drejtorëve të drejtorive komunale, me kërkesën që ata t’i kthejnë lap top-ët sepse i kanë pasur vetëm në shërbim, dhe se pas riparimit të tyre ata do të futen në përdorim tani nga të tjerët, por se deri më sot vetëm 12 laptop janë kthyer.
“Ne ju kemi dërguar disa herë urdhëresën e Kryetarit të Komunës, me të cilën është urdhëruar Shërbimi i Kuvendit për kthimin e laptopë-ve dhe kjo është kërkuar nga ish kuvendarët dhee ish drejtorët,m mirëpo edhe përkundër këtyre kërkesave, një numër i madh i anëtarëve të kuvendit dhe drejtorëve, ende nuk i kanë kthyer laptop-ët. Ne i kemi rikujtuar ata se laptop-ët janë pasuri publike e komunës dhe të njëjtit do të barten te anëtarët e ri të Kuvendit, në mënyrë që kuvendi të funksionoj normalisht”, ka thënë Arifi. /2lonline/
/foto: Sadri Arifi – FOTO FARI/