Për shkak të tragjedisë që goditi Shqipërinë, si pasojë e tërmetit që la dhjetëra të vdekur e qindra të plagosur, është shtyrë ndeshja vëllazërore në basketboll ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte e paraparë të zhvillohet më 28 Nëntor, në Shkodër.
Ndeshja është shtyrë për një datë tjetër, e cila do të caktohet më vonë, thuhet në njoftim e FBK-së.
Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej për nder të Ditës së Flamurit, ndërsa Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ofron ndihmën e saj për vëllezërit tanë në Shqipëri për çfarëdo që kanë nevojë.
FBK-ja shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të lënduarve u uron shërim sa më të shpejtë.