Ministria e Mbrojtjes këtë të shtunë ka bërë të ditur se konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj është shtyrë edhe për një javë.
Ju njoftojmë se konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj shtyhet për një javë, ngase për shkak të qasjes së njëkohshme të shumë aplikantëve në platformën tonë të aplikimit, janë shfaqur pengesa teknike që po vonojnë procesin e aplikimit.
Pra, konkursi për rekrutim në ushtrinë e Republikës së Kosovës do të jetë i hapur deri me datën 23 janar.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit ndërmjet moshës 18-25 vjeç, dhe po ashtu për aplikantët të cilët kanë hasur vështirësi në marrjen e letërnjoftimit për shkak të mungesës së materialeve, ju njoftojmë se do të pranojmë aplikacionin edhe me letërnjoftim të skaduar apo me dëshminë se janë në proces të marrjes së letërnjoftimit.
Informatat plotësuese rreth procedurave të aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit dhe kriteret, si dhe dokumentet e kërkuara për aplikim, i gjeni në shpallje të konkursit që është në linkun: https://mod.rks-gov.net/konkurs-per-rekrutimin-e…/
Formulari i aplikimit plotësohet online në linkun: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply ku duhet bashkëngjitur të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.
Për informata plotësuese, asistim në aplikim, mund të vizitoni ekipet ndihmëse në secilin kazermë apo mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.
Ministria e Mbrojtjes, të gjithë të interesuarve, ju garanton proces të drejtë dhe transparent, në zbatueshmëri të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve.
Bëhu ushtar i Republikës së Kosovës!
Shërbimi juaj- dedikim i shenjtë për të ardhmen e sigurtë të vendit! /2LONLINE/