/2L ONLINE/ – Me rritjen e partive populiste në kontinentin e vjetër dhe gjithandej në shtetet më të zhvilluara në botë, një rend i ri gjeopolitik me strategji plotësisht të orientuara nga mbyllja e kufijve, gjegjësisht nga përjashtimi i tjetrit, gjithë duke lënë në fuqi vjeljen e resurseve po në ata vende popullsinë e së cilëve e ndëshkojnë me përjashtime johumane, me ndalime të rrepta ndaj migracionit e të tjera forma të shkurtimit të drejtave qytetare.
E djathta e skajshme, sidomos në gjirin e shteteve të BE, erdh e u forcua akoma më shumë me deklaratat muskulore të Kryetarit të ri amerikan z. Trump por kjo ishte vetëm një cytje e vogël kur të kihet parasysh se populistët përfituan më së miri nga konfuzioni dhe dobësitë udhëheqëse të së majtës si dhe nga aferat e korrupsionit dhe përfitimeve jo legale që degradojnë qe sa kohë të djathtën. Në Austri e sidomos në Francë, ndikim të madh luajtipërpos migrimit, dalja e Britanisë nga BE. Ditëve të fundit, me plasjen e skandalit Penelopegate, kandidati për President nga radhët e të djathtës, François Fillon, gjendet në një situatë tejet të dobësuar ndaj kundër kandidatit të befasishëm nga kampi socialist Benoît Hamon por i cili nuk gëzon shumë përkrahje nga që socialistët pësuan një regresion dhe mos sukses të palejueshëm gjatë pesëvjeçarit ende aktual me në krye z. François Hollande.
Pas dy muaj e gjysmë, në zgjedhjet për kryetar, shumë qarqe dhe opinionistë parashohin një betejë të rëndë në mes krahut të matur të qendrës politike dhe znj, Le Pen nga “Front National” e cila gëzon një përmbajte gjithmonë në rritje dhe nëse kjo tendencë vazhdon, Franca do të jetë seriozisht e kanosur nga tërheqja prej BE dhe nuk shihet se si do të mund të përballonte një gjë të tillë kur dihet se Zonja Le Pen hapin e parë që do ta bëjë do të jetë dalja nga Bashkimi.
Dëmet e para ekonomike e politike do të rëndojnë mbi Gjermaninë e cila bashkë me Francën janë bartëset e kohezionit evropian dhe e mbetur vet, Gjermania do të jetë e detyruar në fillim të krijoj partnerë të paluhatshëm gjë që nuk do të jetë aspak e lehtë kur të kihet parasysh gjendja kaotike në Greqi, Spanjë dhe Portugali.
Në këtë situatë të re, Gjermania do të kthehet drejt një shpëtimi, mos të them krijimi të një Bashkimi në binarë trepalësh; do të krijoj preferenca ekonomike me Austrinë, Çekinë, Poloninë, Holandën dhe ndoshta Italinë; shtetet nordike edhe ashtu të ndërlidhura ngushtë që para BE, do të rimarrin formën e mëhershme të funksionimit multilateral duke lënë kështu në rrugën me më shumë të panjohura të gjitha shtetet tjera që janë nga disa vite e këndej në krizë konstante ekonomike. Kështu të mbetura në një kaos nga i cili do të gjejnë rrugëdalje vetëm me tërheqje prej “koalicionit”. Kjo nënkupton se Spanja, Portugalia, Greqia dhe në një mënyrë ndoshta Italia, do të “mvetësohen”, ose do të ruajnë disa karakteristika minore të tregtisë së lirë dhe aq.
Me këtë dua të them se ky vit, shthurja e BE dhe rirenditjeve politiko-ekonomike në Evropë e sa për në SHBA, atje tanimë ka filluar që kur në pushtet erdhi z. Tramp./2L ONLINE/