Rrjedhja e mundshme në publik e çdo informate sekrete nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AIK), përbën shkelje të Ligjit për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë. Sigurisht, nëse paraprakisht vërtetohet se informata e caktuar ka dalë vërtet nga ky institucion.
“Konsideroj se rrjedhja e informacioneve nga një agjenci shtetërore (nëse vërtetohet) përbën një shkelje serioze qoftë të Ligjit për Klasifikimin e Informacioneve qoftë të Ligjit për të Dhënat Personale”, thotë Florian Qehaja, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë. “Pavarësisht se për çfarë informacioni është fjala”, shkruan Tribuna.
Megjithëkëtë, Qehaja vlerëson se Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së duhet të vlerësojë rrjedhjen e mundshme të informacioneve nga ana e saj. “Në të kundërtën kjo mund të përbëjë një precedent e praktikë të keqe” /Tribuna/