(2L ONLINE) – Në Kllokot të Vitisë, gjatë një kontrolli rutinë të Policisë së Kosovës, shtetasit të Maqedonisë i gjendet arma e zjarrit në veturë. I dyshimti ndalohet në qendrën e mbajtjes për 24 orë
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Njësitet e Policisë së Kosovës gjatë kontrollit rutinë kanë ndalur veturën e markës BMW, ngjyrë e kuqe, me targa vendore, të cilën e drejtonte vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës nga Vitia.
Hashani tha se gjatë kontrollimit të veturës tek pasagjeri shtetas i Maqedonisë është gjetur një armë e zjarrit e markës VZOR , 50 CAL, cal. 7.65 ngjyrë e zezë, prodhim Çekosllovak.
Me urdhër të prokurorit të shtetit rasti cilësohet si “Posedim ilegal i armëve”, i dyshimti ndalohet në qendrën e mbajtjes për 24 orë, ndërsa rasti i kalon Prokurorisë. /2L ONLINE/