Shoqata e Punëtorëve Shëndetësorë nga rrethi i Pçinjës ka ndarë mirënjohje për punonjësit medicinal nëpër qendra të ndryshme shëndetësore të këtij rajoni ku bënë pjesë Bujanoci e Presheva.
Kjo organizatë me rastin e ditësë së motrave medicinale, e cila duhet të shënohet më 12 maj ka shpërblyer me shenjën e argjend 1o veta.
Kryetari i Shoqata e Puntorëve Shëndetësorë nga rrethi i Pçinjës Dragan Cvetkoviq ka thënë se në nivel të rrethit ky është viti i katërt i ndarjeve të mirënjohjeve të këtilla.
Çmimin e argjend për këtë vit e kan fituar Lidija Jovanoviq e Svetlana Nikoliç nga spitali i Vranjës, Gordana Kërstiç nga qendra shëndetësore e Surdulicës, Slagjana Grujiç nga shtëpia e shëndetit në vladiçin Han, Radojka Dimitrijeviç , Liljana Dodiç e Dushica Stankviç nga shtëpia e shëndetit në Vranjë, Tereza Ivanova nga shtëpia e shëndetit në Bosilegrad, shkruan ok radio.
Ndërsa nga shtëpia e shëndetit në Bujanoc këtë mirënjohje e kanë fituar Branka Mihajloviq dhe Arnora Sadiku, ndërsa për punonjësit shëndetësorë në shtypin e shëndetit në Preshevë nuk është ndarë ndonjë mirënjohje.
Mirënjohjet i ka dorëzuar Radmila Neshiq, kryetare e Unionit të Shoqatës së Punëtorëve Shëndetësor të Republikës së Serbisë, e cila ka deklaruar se fituesit e çmimit të argjend mund të konkurrojnë edhe për mirënjohjen më të lartë të çmimit të artë, të cilin e ndanë shoqata në nivel republikan.
„Fituesi i çmimit duhet të ketë rreth dhjetë punime shkencore, si edhe t`i kenë të arritura me punën e tyre në kolektiv. Është shpallur edhe konkursi zyrtar në ueb faqe, punonjësit shëndetësor mund të kandidojnë vetë, ndërsa kandidojnë edhe organizatat punuese ose shoqatat“, ka deklaruar Neshiq.
Ceremonia e këtij manifestimi është mbajtur në sallën e kuvendit komunal të komunës së Vranjës dhe kanë marrë pjesë punonjës anëtar të Shoqata e Punëtorëve Shëndetësorë nga rrethi i Pçinjës, e cila në tërësi përbehet prej 880 anëtarëve./Titulli.com/