Së shpejti pritet të bëhet renovimi i kulmit të Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, kjo u bë me dije nga një takim që ka pasur sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala me përfaqësues të Komisionit Evropian të cilët kanë vizituar Vitinë.
Kryetari Haliti dhe Drejtori Lala kanë pritur sot në takim Gazmend Selimin dhe Behlul Zekën të Komisionit Evropian, gjatë këtij takimi është diskutuar rreth një projekti që do të financohet nga mjetet e Komisionit Evropian e më të cilën parashihet të bëhet renovimi i kulmit të Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.
Gjithashtu përfaqësuesit komunal bëjnë me dije se nga ky projekt do të bëhet edhe ndërrimi i xhamave në sallën ku zakonisht mbanë mbledhjet Kuvendit Komunal i Vitisë, por pritet të bëhet edhe ndërrimi i xhamave në bibliotekën e qytetit, të dy këto hapësira gjendën brenda shtëpisë së Kulturës.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se kjo komunë ju është mirënjohës Komisionit Evropian për projektet të cilat i ka realizuar në Viti dhe falënderoj këtë Komision që ka vendosur të vazhdoj të investoj me projekte konkrete në Viti.
Renovimin e kulmit të Shtëpisë së Kulturës, e ka mirëpritur edhe Drejtori Lala, i cili tha se me fal këtij projekti kjo shtëpi do të jetë më e përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve por edhe për shfrytëzim.
Përndryshe pritet që ky renovim të bëhet gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti dhe i gjithë projekti do të financohet nga Komisioni Evropian.