Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Drobesh për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e shtegut të atletikës dhe fushave sportive.
Kryetari Haliti me këtë rast theksoi se, qeverisja lokale në Viti, po vazhdon të krijoj hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe potencoi se tani më janë duke u kompletuar shtegu i atletikes, fusha e tenisit, fusha e futbollit të vogël, basketit, shahut, ping – pongut si dhe po planifikohet të bëhet edhe një fushë e futbollit të madh për klubin e femrave që garon në ligën e parë.
Tutje, ai tha se Vitia ka shumë talent në disiplinat e ndryshme sportive, dhe me rregullimin e këtyre fushave po plotësohen kushtet dhe do të jet një epiqendër për zhvillim sa më të mirë të aktiviteteve sportive. Përndryshe punimet në këtë kompleks pritet të finalizohen këtë vit. /2LONLINE/