(2L ONLINE) – Deklarimet e kohëve të fundit nga ndërkombëtarë por edhe nga analistë vendor se po rrezikohet MSA-ja dhe Vizat dhe për ngecje të mëdha në rrugën drejtë BE-së, për shkak të ngërçit politikë, revoltuar edhe “Shtegtarët e Lirë”, grupi nga Gjilani i njohur për publikun për rrugëtimin e tyre 78 ditor, në këmbë, nga Gjilani në Bruksel, pikërisht për të përçuar mesazhin se edhe Kosova është Evropë dhe duhet liberalizimi i vizave.
Jahi Mustafa anëtar i këtij Grupi ka thënë për Portalin 2L ONLINE, se ndihen të shqetësuar që për faj të politikanëve tanë mund të ketë telashe sa i përket liberalizimit të vizave. Mustafa ka kujtuar takimit e shtegtarëve me zyrtarin për dialogun e vizave në BE, Dr.Marton Benedek ku në bisedë e sipër, u tregon se Kosova është shumë afër Liberalizimit të vizave.
“Misioni ynë të ecjes 78 ditore nga Gjilani në Bruksel në këmbë e ka përshpejtuar përgjysmë këtë rrugëtim të shtetit të Kosovës drejtë Liberalizimit ku kemi pasur besimin e plotë se do të ndodhë këtë vit dhe në tetor të jepet drita e gjelbër nga Komisioni Evropian me saktësisht në mesin e tetorit ku është pritë të ndodhë kjo gjë.
Mustafa thotë se për 78 ditë rrugëtim pos që nuk patën mbështetje të plotë nga pushtetarët, edhe pas kthimit janë të harruar që kanë përçua një mesazh të popullit të Kosovës për lirinë e lëvizjes drejtë BE-së.
“Nuk kemi besuar që këtë pengesë ta kemi nga njerëzit tanë që nga votat e qytetarëve janë votuar të na përfaqësojnë denjësisht në drejtim të një jete më të mirë. Për një dëshirë për ta zënë një karrige mos na ktheni mbrapshtë të presim edhe shumë kohë për këtë rast të shtetit tonë, por shikoni interesat e qytetarëve”, ka porositur politikanë tanë, Jahi Mustafa.
Ai tha se sakrifica e tyre ishte për të mirën e popullit pasi vunë në rrezik edhe shëndetin e tyre vetëm e vetëm të bëhet mirë për rininë tonë që të kenë një qasje më të mirë drejtë Evropës si për studime ashtu edhe për kulturën Evropiane.
“Unë personalisht do të ndihem I zhgënjyer nëse humbim këtë rast ku sakrifikova jo vetëm veten time por edhe familjen për këtë rrugëtim duke i lënë me një gjendje të rëndë sociale për ta bërë këtë gjest duke e ngritë atdheun më të rëndësishëm se familja dhe pas kthimit ku vështirësohet edhe më tej gjendja sociale ku si pasojë e kësaj rruge humba punën dhe gjitha që ishin për ekzistencë familjare”, thotë Mustafa.
“A duhet edhe ndonjë sakrificë tjetër për të mirën e qytetarëve tanë tu drejtohemi politikanëve tanë të gjitha taborëve politike që të kthejnë sytë kah populli e ti lënë anash interesat grupore e personale”, pyet Mustafa.
Edhe anëtari tjetër i Grupit “Shtegtarët e Lirë”, Xhevdet Shabani ka këtë hallë dhe ndihet shumë i shqetësuar nga kjo deklaratë e publikuar në disa mediumeve në Kosovë, që bëhet kjo zvarritje dhe ku duhet të presim edhe një vit gjerë në tetorin tjetër.
“Gjatë gjithë rrugëtimit kemi pasur mbështetjen më të madhe nga populli“, thotë Shabani, për 2L ONLINE, për të shtuar se edhe bashkatdhetarët u kanë dalë në ndihmë e sot edhe ata po zhgënjehen me këtë situatë në Kosovë.
Shabani mendon se liberalizimi i vizave ka pasur të ndodhë këtë vit me plotë bindje dhe me besimin nga takimi i tyre në Bruksel me zyrtarë të BE-së, por se vështirë të ndodh kjo si pasojë e këtij ngërçi politikë. I revoltuar me politikanët, Shabani thotë se kjo do të mbetet në barrë dhe në ndërgjegjen e tyre.
“Sikur që rrugëtuam Gjilan – Bruksel, në këmbë, në emër të popullit të Kosovës, një lutje për politikanët, që të bëjnë veprimet e duhura që të dilet nga kjo krizë e vendit tonë”, i ka porositur politikanët, Xhevdet Shabani, njëri nga “Shtegtarët e Lirë”, Grupit nga Gjilani që udhëtuan në këmbë, Gjilan – Bruksel, me përçua mesazhin që edhe Kosova është Evropë dhe duhet liberalizimi i vizave të ndodhë edhe për këtë vend. /2L ONLINE/