Shtatzënat duhet të jenë më të kujdesshme nga prekja e gripit dhe ftohjes, pasi ato shtojnë rrezikun për të pasur fëmijë autik.
Studiuesit amerikanë kanë analizuar rezultatet e mbledhura nga kërkime që kanë hulumtuar më shumë se 100 mijë gra shtatzëna. Rezultatet kanë treguar se gratë të cilat shoqërohen nga gripi dhe temperatura e lartë për më shumë se një javë, kanë rrezik më të lartë të kenë fëmijë autik.
Shtatzënat që kanë pasur grip në tremujorin e dytë të shtatzënisë kishin dyfish rrezik më të lartë për të pasur fëmijë me autizëm, ndërsa te ato të cilat kanë pasur temperaturë më se një javë, rreziku është rritur tre herë.
Ndryshe nga gripi dhe temperatura, studimi nuk ka vërejtur ndonjë lidhje në mes sinusitit, infeksionit të rrugëve urinare apo infeksionit gjenital gjatë shtatzënisë me rrezikun e shfaqjes së autizmit.
Autorët e studimit po ashtu pohojnë se përdorimi i antibiotikëve në shtatzëni gjithashtu rrit rrezikun e autizmit.