Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës(SHSKUK) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë intensifikuar bashkëpunimin e tyre.
Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, ka pritur në takim, gjeneral Shkelzen Syla nga Forca e Sigurisë së Kosovës, me të cilin ka biseduar lidhur me intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet SHSKUK-së dhe FSK-së.
Gjatë takimit, dy palët u pajtuan të lidhin një Memorandum të bashkëpunimit në të cilin do të specifikohen fushat në të cilat do të fillojë bashkëpunimi.