Është pritur në një takim nga kryetari i komunës Sokol Haliti, ish futbollisti i mirënjohur dhe ish reprezentuesi i parë shqiptar në kombëtaren e Zvicrës, Milaim Rama.
Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i mundësive për të mbështetur futbollin vitias, përkatësisht ekipin e futbollit Vllaznia drejt elitës kosovare të Superligës.
Në takim ku të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e KF “Vllaznia” e Pozheranit, u propozua që të merret iniciativa edhe nga kryetari Haliti, por edhe nga ish-futbollisti Rama që të ketë diskutime me mërgatën, në mënyrë që të gjenden forma për ta përkrahur. /2LONLINE/