Shqiptohet dënim me burgim për veprën penale marrje ryshfeti

Shqiptohet dënim me burgim për veprën penale marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallë Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E. E. në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj burgim dhe dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej një (1) viti, nga dita kur aktgjykimi të marr formën e prerë.

I akuzuari E. E., me datë 22.05.2012 në cilësinë e mjekut në Spitalin Regjional në Gjilan ka
kërkuar dhe pranuar të holla në shumën prej 30 euro nga e dëmtuara L. H. për lëshimin e tre
raporteve specialistike.

Me këto veprime i akuzuari E. E. ka kryer veprën penale marrje ryshfeti, neni 343 paragrafi 1 të
Kodit Penal të Kosovës (KPK).

I akuzuari është gjykuar për këtë vepër edhe vite më parë, mirëpo Gjykata e Apelit ka rikthyer
lëndën në rigjykim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

KOMENTE