Edhe në 24 orët e fundit janë shqiptuar 620 gjoba për qytetarët që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 460 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 7 aksidente trafiku me të lënduar dhe 8 aksidente tjera me dëme materiale
Janë arrestuar edhe 16 persona, 9 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në ndalim policor. /2LONLINE.com/