Inspektorati Komunal Sanitar në Kamenicë, shqiptoi 20 gjoba për lokalet në të cilat nuk respektohet ligji për duhanin.
Inspektorati Komunal Sanitar në vazhdën e zbatimit të ligjit për duhan, gjatë ditës së djeshme ka inspektuar të gjitha lokalet pa dallim në të cilat shërbehet ushqim.
Të gjitha restaurantet e qytetit dhe jashtë tij janë inspektuar, me ç’rast janë shqiptuar afër 20 gjoba, sipas ligjit për pirjen e duhanit.
Gjobat për personat fizik janë shqiptuar në vlerë prej 50 euro, ndërsa për personat përgjegjës të operatorëve janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro.
Aksioni i Inspektorëve Komunal Sanitar do të vazhdoj edhe në ditët në vijim, duke përfshirë edhe kafiterit dhe objektet tjera publike.
“Lusim qytetarët për bashkëpunim dhe mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e komunës.