Genevë, Zvicër, – Komuniteti shqiptarë i organizuar në shoqata dhe organizata të ndryshme në Genevë të Zvicrës, bashkërishtë kanë shënuar 28 nëntorin Ditën e Flamurit. Për nderë të kësaj feste gjithëkombëtare krahas programit kulturo artisik janë zhvilluar edhe aktivitete tjera përcjellëse, ku janë angazhuar qindra të rinj të viseve të ndryshme shqiptare, e që përkohësisht jetojnë de punojnë në Zvicër.
Konsulli I Kosovës në Genevë të Zvicrës, Ramadan Avdiu , pasi ka vlerësuar lartë angazhimin e shumë studentëve , artistëve, sportistëve si dhe anëtarëve të shoqatave të ndryshme që u angazhuan në shënimin e kësaj dite, ka thënë se 28 nëntori është një nga datat më me rëndësi në gjithë historinëe popullit shqiptarë, pasi me këtë datë lidhen shumë ngjarje që quan në lirinë e popullit shqiptarë.
Ai ka theksuar se në këtë ditë kur po shënohet 104 vjetori I pvarësisë së shqipërisë si dhe tani kur u bënë 9 vite nga pavarësia e Kosovës, populli shqiptarë duhet të angazhohet që vlerat e kësaj dite ti bëjë edhe më të qmuara me rezultate dhe të arritura më të mëdha si brenda kufijve ashtu edhe në vendet tjera ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.
Me rastin e 28 nëntorit Unioni i Shqiptarëve në Genevë ka nderuar 20 studentë shqiptarë të cilët kanë arritur rezultate më të mëdha në studimet e tyre master në universitete në Genevë .Kurse për programin artistikë u kujdesën shumë grupe artistike duke filluar nga moshat më të vogla e deri tek grupet artistike më me namë në Genevë.
Gjithashtu për nderë të kësaj dite u organizua edhe turniri në futboll të vogël ku morrën pjesë 32 ekipe të ndryshme të të rinjve shqiptarë e ku vendin e parë e zuri ekipi I pagëzuar “Yjet”.Aktivitetet për ndrë të 28 nëntorit në Genevë i organizuar bashkërisht institucionet dhe shoqatat e ndryshme si Universiteti Popullor, Unioni I Shqiptarëve në Genvë, Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë, Shoqata e mërgimtarëve“VITIA”, Klubi i Futbollit FC Kosova etj.
Kurse në Anemmase të Francës në organizim të shoqatës Iliria me seli në Sant Julian, është organizuar ekpozita me pikturë ku krahas artistëve tjerë me punimet e tyre artistike u prezantuan edhe dy artistët vitias Mervan Mustafa dhe Blerta Hoti.
Ibrahim Sefedini