Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami…. Të gjithë yjet e futbollit me origjinë nga Kosova do të marrin ftesë nga Federata e Futbollit të Kosovës për miqësoren e parë që pritet të zhvillohet në muajin mars në Prrishtinë. E konfirmon vetë presidenti I federatës, Fadil Vokrri në një intervistë për Dewtche Welle, duke dhënë një sinjal të qartë për përfaqësuesen e Zvicrës, se në të ardhmen, kur Kosova të pranohet me të drejtë të plota në FIFA, mund të humbasë yjet që e cuan në Brazil 2014. Por mund të merret si një paralajmërim edhe për Federatën Shqiptare të Futbollit, që e bazon forcën e kombëtares shqiptare tek futbollistët kosovare.
Mund të jetë një deklaratë e nxituar për faktin e thjeshtë se duke para qëllimet afatgjata të Kosovës, Zvicra mund të mos i lejojë futbollistët me origjinë kosovare të grumbullohen qoftë simbolikisht për miqësoren e parë të përfaqësueses që do t’I duhet ende të presë për pjesëmarrjen në eliminatoret e një Europiani apo botërori. Vokrri nuk I fsheh synimet e tij, edhe pse e ka të qartë se Xhaka, Shaqiri, Behrami etj, mund të mos lejohen jo vetëm nga vendet që përfaqësojnë por edhe nga klubet e tyre të luajnë për Kosovën.
Kreu I qeverisë së futbollit kosovar, gjithsesi bën prapakthehu, kur shprehet se për cdo iniciativë që do të marrë institucioni që ai drejton do të konsultohet me parë me FIFA-n, e cila do t’I tregojë rrugën që mund të ndjekë. Por nuk ka dyshim për faktin se një një të ardhme të afërt, kur Kosova të pranohet me të drejta të plota në FIFA, të gjithë lojtarët me origjinë nga Kosova që përfaqësojnë vende të tjera, madje edhe Shqipërinë, askush nuk mund t’I pengojë të zgjedhin Kosovën.